Besimi në botën tjetër

Printoje
PDF

"Që kur kanë besuar njerëzit në ekzistimin e botës tjetër, sa mundë ti besoi njeriu shqisave të tij, a mund ta mashtrojnë atë shqisat, a ka ndonjë element tjetër për të besuar pos shqisave"? Një nga parimet bazë të të gjitha legjislacioneve qiellore, bazë e librave të shenjta dhe e të gjithë të dërguarve nga Allahu i Madhëruar ka qenë që njerëzve tua shpjegojnë ekzistimin e botës tjetër dhe se i gjithë njerëzimi do të ngjallet për të dhënë llogari para të Madhit Zot dhe jo vetëm që ka qenë dhe është parim i librave qiellorë, por se është edhe natyrshmëri e mbjell në vetë shpirtin e njeriut, në natyrën e tij shpirtërore, në botën e tij të brendshme, ashtu siç është e mbjell bindja për ekzistimin e një superfuqie absolute e cila mbizotëron mbi këtë gjithësi dhe e cila ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në vetë jetën e njeriut, pavarësisht se si quhet ajo superfuqi dhe sesi e imagjinojnë apo e perceptojnë atë njerëzit.

Përmbytja dhe gjuha e shenjave të Zotit

Printoje
PDF

"Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë "të shijojnë" pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim)."
U tha e çnuk u tha për përmbytjet e fundit në zonën e Nën-Shkodrës, ishte nga Zoti apo ishte nga robi, ndonëse emrin Zot pak kanë preferuar ta përdorin, por si gjithmonë në vend të Tij kanë preferuar të vendosin padrejtësisht "ekuivalentin" e Tij të padenjë, të pavërtetë e imagjinar, që idhujtarët e sotëm e quajnë "natyrë". Pra, a ishte përmbytja fatkeqësi e shkaktuar nga një tekë një herë në shekull e idhullit natyrë, apo fund e krye e gjitha kjo ishte një pasojë njerëzore? Pozita në pushtet tërësisht shfajësonte veten, se as edhe një fije floku ajo nuk kishte të bënte me këtë fatkeqësi dhe se zemërimit të "natyrës së verbër" nuk mund t’i paraprihet, fundja si mund t’i paraprijë një vdekatar një veprimi të një "perëndie", që gjendet ngado dhe që nuk i arsyeton lutjet tona dhe është më e papërgjegjshme se vetë njeriu?!

Pasojat e mëkateve

Printoje
PDF

Nuk ka peshë më të rëndë për supet, më të vështirë për shpirtin e më të madhe për zemrën se bartja e gjynaheve ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu na ruajttë prej mëkateve!

Nuk ka mundësi që të bartë ndokush, qoftë ai mashkull apo femër, diçka më të dëmshme për të se gjynahet e tij ngase gjynahet janë fatkeqësi dhe u sjellin fatkeqësi të zotëve të tyre. Allahu nuk ka lidhje farefisnore me askënd dhe bërja e gjynaheve të shumta e mosbindja ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar janë shkaktarë që Allahu i Madhëruar t'i dënojë robërit e Tij, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: "Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët." (Sure Zuhruf: 55-56)

Hadithi më i madh për ditën e xhuma

Printoje
PDF

Shpërblimi i atij që shkon për ta falur namazin e xhumasë duke ecur në këmbë

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: "Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në këmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hytben me vëmendje pa kurrfarë lëvizjesh të palejueshme (me gjymtyrë ose me gojë), do të ketë shpërblim për çdo hap të tij sa agjërimi dhe falja përgjatë një viti."
Vlera e hadithit
Dijetari i madh Ibën Huzejme si dhe dijetarë të tjerë thonë: "Nuk kemi dëgjuar nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ndonjë hadith me shpërblim më të madh sesa ky hadith."

Nëna!

Printoje
PDF

Është mirë të kesh grua të bukur dhe pasuri të madhe por më së miri është të kesh nënën, të cilën e puth çdo ditë ndërsa ajo të uron: Qoftë i kënaqur Allahu me ty o biri im! Disa prej nesh turpërohen nëse shoqërojnë nënat e tyre në ndonjë vend ndërsa nëna ndihet plotësisht ndryshe. Ajo krenohet nëse i biri e merr me vete tek ndonjë i afërm.
Sa të mira janë nënat e sa të vrazhdë janë të bijtë! Para se ta martosh vajzën mos harro ta pyesësh dhëndrin, jo vetëm për fenë, moralin, nderin, pasurinë dhe punën e tij por edhe për respektin që ka ndaj prindërve.

Çdokush planifikon t’i bëjë një surprizë gruas, shokut apo mikut, por të paktë janë ata që mendojnaë ta bëjnë këtë për nënën e tyre.